Politike

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së/ Mbrojtja e Selimit: Provat nuk tregojnë se Selimi ka kryer krime

Ajo tha se nuk iu qaset provave të mbrojtjes të viktimave me shpërfillje sepse e kuptojnë dëmin dhe vuajtjen që kanë përjetuar njerëzit, duke insistuar se Selimi nuk ka kryer krime.

13 Shkurt 2026, 12:35 Nga D.S
Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së/ Mbrojtja e Selimit: Provat
Furtuna Sheremeti

Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u është shkaktuar viktimave. Ajo tha se nuk iu qaset provave të mbrojtjes të viktimave me shpërfillje sepse e kuptojnë dëmin dhe vuajtjen që kanë përjetuar njerëzit, duke insistuar se Selimi nuk ka kryer krime. Megjithatë, ajo tha se vuajtja dhe represioni nuk e përjashton provën ligjore.

“Nuk e mjaftueshme që të thuhet se ka pasur dhunë, paraburgosje që në një shoqëri pas konfliktit trauma është e gjerë. Asnjë nga këto nuk tregon se Selimi ka kryer krime, apo ka urdhëruar ato, ka kontribuar në to apo ka pasur njohuri apo kontroll efketiv që të bëjë përgjegjësi komanduese”, tha Sheremeti./REL

furtuna sheremeti gjyqi i ish-krerëve të uÇk-së rexhep selimi

Sondazh

Poll