Politike

"Koordinim me tatimet"/ Rama: Digjitalizimi te inspektimet duhet të jetë prioritet

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Dash Sulës si kryeinspektor, Rama deklaroi se ky institucion duhet që të ketë koordinim me Drejtorinë e Tatimeve.

13 Shkurt 2026, 11:43 Nga I.A

"Koordinim me tatimet"/ Rama: Digjitalizimi te inspektimet duhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë prioritet dhe pikat për punën në Inspektoriatin e Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Dash Sulës si kryeinspektor, Rama deklaroi se ky institucion duhet që të ketë koordinim me Drejtorinë e Tatimeve.

Më tej, Rama ka kërkuar që të mos ketë vizita befasie në biznese. Ndërkohë që ka theksuar se digjitalizimi te inspektimet duhet të jetë prioritet.

"Tjetra që është barrë e kryeinspektorit është të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit. Sensi i kësaj reforme, të gjithë janë të kontrollueshëm por nuk mundet dot të sulmohen me gjithë farë lloj inspektimesh, por racionalizohet koha dhe energjia. Një sistem i ri rekrutimi është i domosdoshëm. Sic kemi bërë me doganën ku ka një stabilitet të konsoliduar pavarësisht problematikave që mund të ketë, duhet të jetë edhe me inspektorët. Kjo kërkon certifikim, trajnin, standard, dhe sistemi i rekrutimit të jetë i besueshëm, i patrazuar nga frika se do lëvizë dhe të kapim ca të kapim sot.  Sistemi duhet të bazohet në inspektime në sensin e frikës që ruan vreshtin, po jo inspektime në pafundësi, nuk vlen për asgjë vetëm krijon tension stres rrëmujë. Forcat e inspektimit duhet të bazohen te risku.

Tjetra me rëndësi është harmonizimi me tatimet. Tatimet kanë proceset e tyre por edhe ato nuk duhet të jenë të mbivendosura. Duhet të ketë një sens të qartë racionalizimi. E fundit, dixhitalizimi, ka potencial për të cuar në nivel tjetër gjithë sistemin. Sipërmarrja vuan konkukrencën e pandershme, situata për të cilat ka nevojë për shtetin, i duhet dhënë kjo mundësi. Por duhet të ketë një kanal ankesash, një sistem të besueshëm dhe me integritet. Unë besoj që reforma është e duhuara, fuqia që i është dhënë inspektorit të përgjithshëm dhe sistemit janë të duhurat tani duhet zbatim kyci këtu është koordinimi. Koordinimi është problem i madh. Kam besim se do e bëjmë këtë punë si duhet dhe do i japim frymë tjetër sipërmarrjes që do konkurencë të ndershme dhe këtu inspektimet janë kyç," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll