Politike

Rama me Dash Sulën: Të zbatojmë reformën për inspektimet, do kemi kompleks të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm

Gjatë fjalës së tij në takimin me inspektorët, Rama theksoi se do të ketë një kompleks të ri të Inspektoriatit të Përgjthshëm.

13 Shkurt 2026, 11:32 Nga I.A
Rama me Dash Sulën: Të zbatojmë reformën për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Dashnor Sulën në detyrën e re si Kryenispektor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij në takimin me inspektorët, Rama theksoi se do të ketë një kompleks të ri të Inspektoriatit të Përgjthshëm.

Ndërkohë që ka theksuar se e rëndësishme është që të zbatohet faza e dytë në reformën për inspektimet. 

"Në radhë të parë dua t’i uroj punë të mbarë Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj reforme, pasi kemi kapërcyer fazën e parë që pati shumë nevojë për përgatitje dhe duke krijuar bindjen te të gjithë se ishte shumë e rëndësishme kapërcimi i skemës së vjetër. Tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thellë të kësaj reforme, duke nisur me ndërtimin e kompleksit të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm. Një gjë është e sigurt është që deri tani që me inspektimin nuk kemi bërë progresin e nevojshëm, mbetet një problem në organizim, në mangësi dhe mbetet një problem në hendekun mes shërbimit dhe atyre që duhet të shërbehen. Gjithmonë kam besuar dhe besoj që sistemi dhe reformimi i sistemit është përgjegjësi. Nëse drejtimi nuk është i duhuri, biem në situata që i kemi ndeshur më parë," tha Rama./Dosja.al

dash sula edi rama

Sondazh

Poll