Politike

Rama zbulon bisedën me Dash Sulën: Dua një sfidë, më sfido ose të sfidoj

Sipas kryeministrit, Sula i ka thënë Ramës që do një sfidë dhe kjo ka qenë konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm.

13 Shkurt 2026, 12:01 Nga I.A
Rama zbulon bisedën me Dash Sulën: Dua një sfidë, më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën e fundit që pati me Dash Sulën para zgjedhjes si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Sipas kryeministrit, Sula i ka thënë Ramës që do një sfidë dhe kjo ka qenë konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm.

"Shumëkush mund që të rrudhë buzët dhe mund të gjejë edhe këtu rasti për të përqeshur, është motomato është ajo që tha inspektori. Ne patëm një takim dhe ajo që u shtrua nga zoti Sula, ishte që dua një sfidë dhe dua të më sfidosh e të të sfidosh. Ok, unë i thashë fillojë nga konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm. Por, jam i sigurt, që kush realisht beson tek vetja dhe tek mundësi e një karriere, çdo dyshim dhe çdo paragjykim duhet që ta vërë në provë. Për mua është themelore, që rekrutimi i të gjitha nivele, i inspektorëve të jetë totalisht i garantuar”, tha Rama./Dosja.al

edi rama dash sula

Sondazh

Poll