Politike

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet konsensus gjithëpërfshirës

Por theksoi se PS ka vendosur që të të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian përfshi dhe konsensusin gjithëpërfshirës. 

13 Shkurt 2026, 11:01 Nga I.A
Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Ne i kemi votat,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. Gjatë fjalës hapëse të bashkëkryetarit Damian Gjiknuri, ai u shpreh se maxhoranca i ka votat për ta bërë vetë Reformën Zgjedhore. Por theksoi se PS ka vendosur që të të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian përfshi dhe konsensusin gjithëpërfshirës. 

“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhoranca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive,” tha Gjiknuri./Dosja.al

damian gjiknuri

Sondazh

Poll