Sport

U dëbua pas 4 muajsh nga Milani, Giampaolo bëhet me skuadër të re

18 Shkurt 2020, 19:56 Nga DOSJA
U dëbua pas 4 muajsh nga Milani, Giampaolo bëhet me skuadër

Marco Giampaolo u shkarkuar pas vetëm katër muajsh te Milani. Ai dështoi plotësisht te “Djalli”. Aventura e tij kuqezi mori fund për shkak të ecurisë ndër më të dobëtat në historinë e klubit.

Edhe pse kishte kontratë për 3 vite, ish-trajneri i Sampdorias bëri shumë zgjedhje të gabuara dhe u largua shumë shpejt nga drejtuesit e Milanit. Ishte tetor 2019, kur ai u shkarkua dhe që atëherë nuk dha asnjë deklaratë për mediat.

Trajneri italian është zhdukur nga qarkullimi, por pritet të marrë drejtimin e Udineses. Nuk bëhet fjalë për tani, por për në fillim të qershorit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giampaolo milan sampdoria giampaolo milan sampdoria

Sondazh

Poll