Sport

Del Piero tregon sekretin e Liverpool-it: E mbaj mend Salah kur dështonte para porte…

18 Shkurt 2020, 16:06 Nga DOSJA
Del Piero tregon sekretin e Liverpool-it: E mbaj mend Salah kur dështonte

Alessandro del Piero është i mahnitur nga Liverpool. Në një deklaratë të tij të fundit, ish-sulmuesi ka deklaruar se sekreti janë tre lojtarët e sulmit.

“Salah është hyjni dhe jo vetëm në Egjipt. Kur ishte te Roma, mbaj mend sa herë dilte para portës dhe gabonte. Gjërat ndryshuan te Liverpool, aty ku ai u përmirësua shumë dhe ka filluar të shënojë më shumë se 30 gola në sezon”, ka thënë Del Piero.

Legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane nuk admiron vetëm egjiptianin, por krejt treshen ofensive të “Të kuqve”.

“Firmino është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai e di gjithmonë kur duhet ta pasojë topin ose si të lëvizë për të krijuar vend për Salah dhe Mane. Edhe Mane ka cilësi të jashtëzakonshme. Përzierja e të treve është sekreti i suksesit”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport del piero juventus liverpool del piero juventus liverpool

Sondazh

Poll