Sport

Chelsea firmos me një shqiptar, Lampard ka një “xhol” për sulmin e “Bluve”

18 Shkurt 2020, 17:49 Nga DOSJA
Chelsea firmos me një shqiptar, Lampard ka një “xhol”

Chelsea sot na ka dhënë një lajm të mirë. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka firmosur me jo pak bujë kontratën e parë profesioniste me klubin londinez.

Pas eksperiencave me ekipet e Chelsea U-19, U-21 dhe U-23, sulmuesi 18-vjeçar i kombëtares shqiptare është më afër se kurrë debutimit me ekipin e parë. Ai ka konfirmuar me një postim në Instagram se ka firmosur si profesionist me gjigantët e Anglisë.

“Shumë i lumtur që kam firmosur kontratën time. Falenderoj prindërit dhe të afërmit për mbështetjen e përhershme. Nuk do të isha këtu pa ndihmën e tyre”, është shprehur Broja.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja chelsea kontrata broja chelsea kontrata

Sondazh

Poll