Sport

Figo mahnitet nga Interi, tregon lojtarin e tij të preferuar në Milano

18 Shkurt 2020, 17:38 Nga DOSJA
Figo mahnitet nga Interi, tregon lojtarin e tij të preferuar në Milano

Ish-interisti Luis Figo po pret me padurim që këtë sezon Interi ta mbyllë me titullin kampion Italie. Skuadra zikaltër është kthyer protagoniste në Serie A, ashtu si para një dekade.

“E prisja që Conte të kishte një ndikim të madh, për shkak të eksperiencës dhe të së kaluarës së tij. Do të doja të kisha punuar me të, por problem është se ai të detyron të vraposh shumë”, është shprehur portugezi.

I pyetur se cili lojtar i pëlqen më shumë tek Interi, Figo është përgjigjur: “Lautaro është i fortë. Edhe mbrojtja më bind. Lukaku ka ndikuar shumë dhe është përshtatur mirë. Gjithsesi, rëndësi ka të punojë e gjithë skuadra”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport figo inter lautaro figo inter lautaro

Sondazh

Poll