Sport

Vëllai i Pogba flet më hapur se kurrë, Pogba në verë do të ndërrojë ekip

18 Shkurt 2020, 17:03 Nga DOSJA
Vëllai i Pogba flet më hapur se kurrë, Pogba në verë do

Nëse deri më sot keni dyshuar për largimin e mundshëm të mesfushorit Paul Pogba nga Manchester United, tani keni pse. Vëllai i tij, Mathias Pogba, e ka thënë troç se kampioni i botës nuk do të luajë më për “Djajtë e kuq”.

Duke folur për Chiringuito TV, Mathias ka theksuar se klubi anglez nuk ka më namin dhe fuqinë e mëparshme për fitimin e trofeve. Kjo është arsyeja pse vëllai i tij do largimin përfundimtar.

“Të gjithë e dinë që Paul do të largohet nga Manchester United. Ai ëndërron të luajë në Champions League duke konkuruar deri në fund për trofeun. Të gjithë e dimë se kjo nuk mund të ndodhë te një klub si United“, është shprehur Mathias.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport largim pogba united largim pogba united

Sondazh

Poll