Sport

“Lazio ka mesfushën më të mirë në Itali, do fitojë titullin”

18 Shkurt 2020, 19:40 Nga DOSJA
“Lazio ka mesfushën më të mirë në Itali, do

Sven-Goran Eriksson ka mbështetur Lazion për të fituar titullin kampion në Serie A.

Sipas tij, trajneri Simeone Inzaghi mund të ndjekë hapat e tij duke fituar atë që konsiderohet e pamundur, duke marrë parasysh faktin se në Itali luajnë dy skuadra gjigante si Juventusi dhe Interi.

“Mendoj se Lazio mund të fitojë titullin. Formacioni i tyre është më i fortë se i Interit dhe Juventusit. Kanë vetëbesim dhe luajnë futbollin më të bukur”, është shprehur Eriksson.

“Lazio ka aftësi të mëdha teknike dhe gjithmonë duken të qetë. Ata përveshin mëngët për të punuar. Sipas meje, kanë mesfushën më të mirë në Itali”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen lazio serie a eriksen lazio serie a

Sondazh

Poll