Aktualitet

Tentoi të grabiste 20 mln lekë nën kërcenimin e armës, zbardhet dëshmia e Bardhyl Fushës: Kam borxhe

Gjatë marrjes në pyetje, Fusha theksoi se ka shumë borxhe për të larë. 

12 Shkurt 2026, 13:30 Nga I.A
Tentoi të grabiste 20 mln lekë nën kërcenimin e armës,
Bardhyl Fusha

TIRANË- Dëshmia e Bardhyl Fushës, autorit të tenativës së grabitjes së bankës 'Fibank' në polici është zbardhur. Gjatë marrjes në pyetje, Fusha theksoi se ka shumë borxhe për të larë. 

"Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët," u shpreh Fusha.

Si ndodhi ngjarja?

Bardhyl Fusha ka tentuar që të grabis sot bankën 'Fibank' në zonën e ish-parkut të autobusave. 58-vjeçari, i cili rezulton të jetë një sipërmarrës në ndërtim, u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia./Dosja.al

bardhyl fusha

Sondazh

Poll