Politike

"Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel"/ Berisha: Ai është i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Brukseli i ka nxjerrë Ramës kartonin e zi.

11 Shkurt 2026, 13:40 Nga E.d

 

"Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel"/ Berisha: Ai
Sali Berisha

 

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Brukseli i ka nxjerrë Ramës kartonin e zi. Sipas tij, Rama ka menduar se mund t’u shesë gënjeshtra përfaqësuesve të vendeve kryesore të Europës. 

"Jeni të pashpresë. Kjo është përgjigja ime ndaj tyre. Largohuni sa më shpejt, jepni dorëheqjen. Mos mendoni se... unë e di dhe u them shqiptarëve se Edi Rama është absolutisht i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia. Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju lutem ta kuptoni dhe ta mendoni se ky njeri, në qindra dhe mijëra firma, ka kryer krime qindra dhe mijëra krime sepse janë këto firma, të cilat sollën tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, portin e Durrësit.

Janë këto firma të cilat i dhanë Olsi Rams 37 mijë metër katrorë tokë të pronarëve të repartit ushtarak. Janë këto firma të Edi Ramës, të cilat i dhanë Bolinos së tij 4 mijë metër katrorë tokë të pronarëve në qendër të Tiranës. Me katër vendime me emra. Janë këto firma të Edi Ramës, me të cilat AKSHI u shndërrua në sipërmarrjen e tij private, në kopshtin e tij privat. Janë këto firma që u dhanë Troplinëve 5 kulla dhe 12 pallate në tokë publike. Janë këto firma në qindra vendime që janë vendime krimi. Ndaj dhe Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të mos dorëzohet tek drejtësia.

Por, ju e patë, shqiptarët e kanë kuptuar, ndaj dhe ishin dje më shumë se kurrë në protestën kundër tij. Por dje nuk ishte vetëm bulevardi. Po Brukseli si ishte? E morët vesh besoj? Ishte kartoni i zi. Mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet dhe kjo është vetëm njëra masë. Unë mund t’u them, nuk po ndalem se nuk më takon të komentoj brendinë e takimit, por takim të atillë pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë. Pse?

Se edhe aty ka dashur t’i gënjejë, t’i mashtrojë. Edhe aty është përpjekur të thotë që tani gjykata vendosi kështu, tani ashtu, pra ka menduar se mund t’u shesë gënjeshtrat e veta përfaqësuesve të vendeve kryesore të Europës. Por kartonin e pa. Në fakt, ishte i neveritshëm. Aty e neveriti audiencën shumë, por nuk ia zgjatën. Kjo është e vërteta. Unë u them të vërtetën ju," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita bruksel

Sondazh

Poll