11 Shkurt 2026, 13:21
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ndjekjet policore të qeverisë ndaj protuestesve. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se policia, dërgoi për ndjekje penale Belind Këlliçin, në një kohë kur ai ishte në SHBA duke drekuar me një kandidat për në Kongresin amerikan.
"Zonja dhe zotërinj, reagimet e narkoqeveritarëve të tmerruar, e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, dhe zëdhënësve të tij, dëshmojnë qartë se atyre u ka hyrë thellë lepuri në bark. Se ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Edi Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij, xhelat Koleka, i cili me 11 dhjetor të vitit 1990, bënte thirrje t’i futen tanket studentëve, sepse ata janë, përdori atë fjalë, që unë nuk dua ta them këtu, por shqiptar e di sepse Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi gjer në darkë. Edi Rama pra, sot në mëngjes, përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestuesve.
Një popull të tërë e quajti me ato fjalë për të cilat jam i sigurt se shqiptarët do i japin ndëshkimin e merituar. Sot, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Klevis Balliun, të cilin gjithashtu e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur zhvillohej protesta, po drekonte me një kandidat për në Kongresin e SHBA, një shqiptaro-amerikan në Miçigan. Kuptojeni pra, se çfarë mashtruesish ordinerë të neveritshëm janë. Të turpshëm. Por këtë e kishin të parapërgatitur. Ata nuk morën asnjë informacion, vetëm këta duhen të dërgohen për ndjekje penale. Belindi ka nxitur dhunën dje, në një kohë ai po drekonte në Miçigan me një kandidat për në Kongresin e SHBA nga komuniteti shqiptaro-amerikan," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
11 Shkurt 2026, 13:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar dhunën barbare të policisë ndaj protestuesve paqësore t&eum...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme përdorimin nga policia të mjeteve piro...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:52
D.S
Foto nga protesta
TIRANË- Gazeta austriake i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës par...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:57
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Gja...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:52
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt. Gjat&e...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:20
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja Albana Koçiu e ka konsideruar protestën e Opozitën ditën e djeshme si tentativë p&eum...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:11
D.S
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e or...
Politike
11 Shkurt 2026, 11:43
D.S
Agim Ismaili
TIRAN- Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur pak minuta më parë në GJKKO. Mësohet se Ismai...
Politike
11 Shkurt 2026, 11:34
D.S
avokati Mishetiq
“Nga njëra anë Prokuroria thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur një sistem t&...
Politike
11 Shkurt 2026, 11:20
I.A
Edison Memolla
DURRËS- Ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla e ka konsideruar veten si të burgosur politik, pasi u...