Politike

"Policia përdori mjete piroteknike"/ Berisha Gazetarët u helmuan me gaz që të mos kryenin detyrat e tyre

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se nga dhuna policore u prekën dhe gazëtarët, në mënyrë që të mos bënin punën e tyre.

11 Shkurt 2026, 13:05 Nga I.A
"Policia përdori mjete piroteknike"/ Berisha Gazetarët u
Sali Berisha

TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme përdorimin nga policia të mjeteve piroteknike. Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se nga dhuna policore u prekën dhe gazëtarët, në mënyrë që të mos bënin punën e tyre.

Sipas Berishës, mbi gazetarët u hodh gaz helmues, që të mos raportonin protestën e Opozitës. Po ashtu Berisha theksoi se mbi gazetarët po ashtu janë hedhur mjete piroteknike.  

"Edi Rama donte gjak për të shpëtuar plaçkën që ka vjedhur vetë dhe Lubinë. Ky akt, qëllimi me snajper ndaj protestuesve paqësorë, dëshmon dhe njëherë lakminë për gjak që ka Edi Rama. E garantoj se do mbajë përgjegjësi gjer në fund për urdhrin e djeshëm. Për skenarin e djeshëm. Jo vetëm kaq, policia përdori mjete piroteknike përveç gazit dhe ujit, përdori mjete piroteknike kundër demonstruesve dhe këto janë të gjitha të filmuara.

Barbari e vërtetë ndaj gazetarëve. Arian Asimi mbeti i asfiksuar. Demonstrues tjetër, me aftësi thellësisht të kufizuara, u tërhoq zvarrë në rrugë sikur të mos ishte njeri. U nxor nga karroca e tij dhe u tërhoq zvarrë. Gazetarëve u hodhën me qëllim sasira të mëdha gazi me qëllim që të mos kryenin dot detyrat e tyre. Ndaj një operatori të Neës24 është hedhur mjet piroteknik. Sipas të gjithë të dhënave, që është hedhur nga ana e policisë drejt tij, kjo është e sigurt. Por cili ishte mjeti, mbetet për t’u verifikuar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll