Politike

"Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë"/ Berisha: Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se kjo protestë e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin.

11 Shkurt 2026, 12:57 Nga I.A

"Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se kjo protestë e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin.

Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që sipas tij është kriminel.

"Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë. Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.

Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.

Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll