11 Shkurt 2026, 13:22
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se asnjë polic dhe efektiv nuk është lënduar nga protesta e djeshme. Gjatë një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se efektivët i kanë dërguar në spitale me barrela vetëm për të bërë skenarin e maxhorancës.
Berisha ka falenderuar po ashtu mediat, të cilat kanë raportuar mbi protestën, edhe pas dhunës policore ndaj gzetarëve.
"Përveç kësaj, faqja e zezë e këtij skenari ishte loja me barrela dhe policë. Siç i patë ju, i hidhnin gaz vetë policëve dhe i fusnin në ambulancë. Evidente. Si të asfiksuar. Mbrëmë, unë kam shkuar vetë tek Spitali i Traumës. Këta njoftonin se shtatë policë janë në Spitalin e Traumës. Asnjë i vetëm. Personeli mjekësor më njoftoi se aty kishin shkuar 5 policë, i kishin dërguar, pa asnjë problem. Dhe ata nuk kishin asnjë lloj shqetësimi, nuk ishin as regjistruar, por ishin kthyer siç kishin ardhur.
Nuk kishte asnjë polic të plagosur. Gjithçka skenar. Asnjë. Që edhe mund të ndodhte, por asnjë të gërvishtur. Jo, jo, asnjë. I kanë dërguar në spital vetëm për të plotësuar skenarin. Meqenëse aty nuk doli që nuk kishte asnjë dhe unë i denoncova menjëherë, dhanë komunikatën tjetër që kanë shkuar në dy spitale.
Gënjeshtër. Asnjë polic nuk është gërvishtur, kur janë qëlluar me plumb në ballë protestuesit paqësorë.
Një mirënjohje të pakufishme për mediat që e përcollën minutë pas minute kryengritjen paqësore të fuqishme të shqiptarëve në Tiranë. Dhe po kaq mirënjohje medieve ndërkombëtare, të cilat ishin në një ndjekje absolute të kësaj revolte dhe e jehonuan atë në mbarë botën. Të gjitha këto dëshmojnë se është populli opozitar ai që do përmbysë këtë narkodiktaturë dhe se 20 shkurti, shqiptarët mezi po presin si orën e tyre, si ditën e tyre. Historia i pret," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
11 Shkurt 2026, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ndjekjet policore të qeverisë ndaj protuestesve. Gjatë një konfe...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar dhunën barbare të policisë ndaj protestuesve paqësore t&eum...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme përdorimin nga policia të mjeteve piro...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:52
D.S
Foto nga protesta
TIRANË- Gazeta austriake i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës par...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:57
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Gja...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:52
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt. Gjat&e...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:20
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja Albana Koçiu e ka konsideruar protestën e Opozitën ditën e djeshme si tentativë p&eum...
Politike
11 Shkurt 2026, 12:11
D.S
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e or...
Politike
11 Shkurt 2026, 11:43
D.S
Agim Ismaili
TIRAN- Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur pak minuta më parë në GJKKO. Mësohet se Ismai...
Politike
11 Shkurt 2026, 11:34
D.S
avokati Mishetiq
“Nga njëra anë Prokuroria thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur një sistem t&...