Politike

Berisha publikon pamjet e dhunës barbare: Deputetë, gazetarë dhe persona me aftësi të kufizuar! Kjo është kafshëri

Gjatë një konferencë për mediat, Berisha ka publikuar pamjet e filmuara të dhunës që kanë pësuar qytetarët.

11 Shkurt 2026, 13:29 Nga I.A

Berisha publikon pamjet e dhunës barbare: Deputetë, gazetarë dhe

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës. Gjatë një konferencë për mediat, Berisha ka publikuar pamjet e filmuara të dhunës që kanë pësuar qytetarët.


"Shiheni. Tani shiheni se ku e kanë qëlluar. Janë të gjitha me snajper. Pra, Arjan Asimi, gazetar në diasporë, e urren Edi Rama sepse qëndron fuqishëm, ka denoncuar në radion e tij. Shikoni se çfarë ndodh. Ky është një demokrat i flaktë, me probleme të aftësisë, shikojeni se çfarë kafshërie. Kafshëri e vërtetë. Ja, ky është i njëjti person. Ky është me karrocë. Urdhëroni barbarët. Këta janë të droguar. Këta kanë humbur çdo gjë.

Karrocën ia lanë atje. Hero i vërtetë. Një hero i vërtetë. Ja, i hedh vetë policia bombat. Ja, urdhëro. Erdhi nga policia, e patë që erdhi nga policia. Barbari. Ja, plumb. Urdhëroni plumbin. Erdhën dhe hodhën gaz në seli. Barbari e vërtetë. Të marrësh dhe të zvarritësh një person me aftësi të kufizuar, që ecën me karrocë. Ja plaga nga plumbi i gomës në kokë. Urdhëroni. 16-vjeçar, e kanë dhunuar, i kanë grisur rrobat në një kohë kur po protestonte në mënyrën më paqësore. Iliri shkoi në spital, mori një mjekim," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll