Politike

"Edi Rama është një kufomë politike e pakallur/ "Berisha: Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se regjimi i Ramës po kundërmon në Shqipëri dhe në Europë, prandaj dhe duhet zhdukur.

11 Shkurt 2026, 12:52 Nga I.A

"Edi Rama është një kufomë politike e pakallur/

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt. Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se regjimi i Ramës po kundërmon në Shqipëri dhe në Europë, prandaj dhe duhet zhdukur.

Ndërkohë që më tej, Berisha theksoi se Rama është një kufomë politike e pakallur.

"Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës. Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme. Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin. Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.
Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.
Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm. Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt. Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur. Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll