Politike

Agim Ismaili në GJKKO/ Ish-kreu i Burgjeve i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK

Mësohet se Ismailli paraqitet në zbatim të masës së sigurisë.

11 Shkurt 2026, 11:43 Nga D.S
Agim Ismaili në GJKKO/ Ish-kreu i Burgjeve i pandehur si anëtar i
Agim Ismaili

TIRAN- Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur pak minuta më parë në GJKKO. Mësohet se Ismailli paraqitet në zbatim të masës së sigurisë. Ai është nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë.

Për çfarë po hetohet Agim Ismaili?

Ish-drejtori i burgjeve është në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar./Dosja.al

 

 

agim ismaili ish-kreu i burgjeve i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e spak spak

Sondazh

Poll