Politike

Donald Lu bën “lëmsh” Kirgistanin, Trump u kufizon lëvizjen me SHBA-të, vendasit e inatosur i kërkojnë llogari “një

18 Shkurt 2020, 16:02 Nga DOSJA
Donald Lu bën “lëmsh” Kirgistanin, Trump u kufizon

KIRGISTAN– Nisin problemet në marrëdhëniet diplomatike mes Kirgistanit dhe SHBA-ve, ku i dërguar është ish-ambasadori në Shqipëri, Donald Lu.

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka vendosur kufizime për lëvizjen mes SHBA dhe 6 vendeve të tjera duke përfshirë edhe Kirgistanin. Në ‘black-list-ën’ e Amerikës është rreshtuar edhe Nigeria, Myanmar, Eritrea, Sudani dhe Tanzania.

Për masën e papritur të Trump, Ministria e Jashtme e Kirgistanit ka thirrur me urgjencë në zyrë të dërguarin amerikan Donald Lu për të shpjeguar kufizimet, për të cilat ai u shpreh se kishin të bënin me faktin se projekti për pasaportat biometrike kishte dështuar.

Për justifikimin e dhënë nga Lu, ministria e jashtme paraqiti kundërfaktin se edhe vendet e tjera pa pasaporta biometrike nuk ishin të përfshira në valën e kufizimeve të SHBA-ve.

“Ka më shumë se 80 vende ku pasaportat biometrike nuk janë futur ende, kufizimet u aplikuan në mënyrë selektive vetëm për disa,“-tha ministria e jashtme.

Për direktivën e fundit të Trump, e cila hyn në fuqi më 22 shkurt, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Brendshme thane sqaruan më pas se do të aplikohet vetëm kategori të caktuara që kërkonin të tranferoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe jo ata që duan të shkojnë thjesht si turistë.

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ishte i dërguari i Amerikës më 13 janar të 2015 nga presidenti Barack Obama dhe ndenji në detyrë deri më 24 korrik të 2018.

Marrë dhe përkthyer nga Outlook India

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasador ne kirgistan donald lu kirgistan ambasador ne kirgistan donald lu kirgistan

Sondazh

Poll