Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës: Operatorët telefonikë kanë ndërprerë aplikimin e tarifës shtesë për paketat mujore

18 Shkurt 2020, 14:10 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës: Operatorët telefonikë kanë

TIRANË- Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar sot se kompanitë telefonike kanë zbatuar urdhrin e këtij autoriteti duke pezulluar tarifat. Në një njoftim për mediat ky institucion bën me dije se operatorët Vodafone Albania, Telekom Albania, Albtelecom kanë ndërprerë aplikimin e paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë

“Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se: Nga monitorimi i zbatimit të vendimit nr. 680, datë 14.02.2020, “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, vihet re se operatorët: Vodafone Albania, Telekom Albania, Albtelecom kanë ndërprerë aplikimin e paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë. Sjellim në vëmëndje se në pikën II të vendimit nr. 680, datë 14.02.2019 thuhet: “Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore’”, shkruhet në njoftim.

Pas reagimeve në rrjet dhe vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, tri kompanitë celulare kanë ulur me 200 lekë paketat standarde, duke iu rikthyer çmimeve të mëparshme. Të tre operatorët, Kompania ‘Vodafone Albania’, ‘Telekom Albania’ dhe ‘Albtelecom’ kanë reaguar menjëherë duke rikthyer çmimet e paketave, pasi edhe në rrjet pati një fushatë për bojkotimin e tyre. Por shumë qytetarë u prekën ky vendimi pasi paketat ditët e fundit i blenë më shtrenjtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences cmimet e ofertave mujore kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë autoriteti i konkurrences cmimet e ofertave mujore kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 12:05

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi u konfirmua në der...