Aktualitet

18 Shkurt 2020, 12:05 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi u konfirmua në deryrë nga KPK-ja. Seanca është zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) paraditen e sotme, pasi sipas Komisionerit Publik, Cani ka deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë të burimeve të ligjshme.

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës. – subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme. Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj. Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të hurimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gai 500 mijë lekë. Nër periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 milion lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve. Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave. Subjekti ndodhet në kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfiimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, Komisioneri Publik rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit. Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare. Pëfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit,”– thuhet në deklaratën zyrtare të KP-së.

Nga ana tjetër, vetë prokurori Cani është shprehur se për 26 vite, ka punuar në institucionet e ndjekjes penale. Konkretisht, sipas Canit, ka punuar 9 vjet si Oficer i Policisë Gjyqësore dhe pjesa tjetër si prokuror, ka qenë drejtues në Fier, Elbasan dhe Shkodër.

“Nuk mund të mohohet lufta që kam bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që drejtova Prokurorinë e Shkodrës. Reforma u pa si në dritë të tynelit nga populli shqiptar dhe unë. Kjo reformë u prit me entuziazëm, megjithatë sot përballem me ju për debatet mbi dokumentacionin. Shpresa ime në këtë proces është një analizë profesionale. Në 26 vite punë të miat dhe bashkëshortes, kemi si pasuri një apartament në Laprakë, një autoveturë dhe një vendparkimi, një sipërfaqe toke në Paskuqan, qe po e paguaj me kredi. Ish-banesa aty është ndërtuar me kontribut familjar. Pasuria dhe niveli i jetesës është krejtësisht normal për një familje me dy të punësuar,”– mësohet të jetë thënë Cani.

Më 11 shkurt KPA-ja rrëzoi kërkesën e Canit për pezullimin e gjykimit ndaj tij,  i cili kërkoi që të mos gjykohej derisa gjykata të shprehej për kallëzimim që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA-së, gjyqtarët Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Cani bëri kërkesë në KPA për përjashtimin e dy anëtarëve, Artan Hajdarin dhe Luan Dacin, pasi sipas tij janë në kushtet e pazgjidhshmërisë, dhe ka kërkuar përjashtimin e tyre. Ai i ka kallëzuar penalisht ata për “falsifikim” të formularëve. Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara. Ai më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Operacioni Ndërkombëtar Monitorimit, në janar të 2019, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohet se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani prokurori besnik cani besnik cani prokurori besnik cani

Sondazh

Poll