Aktualitet

Policia niset për t’i arrestuar për drogë, në banesë iu gjen arsenal armësh, prangosen babë e bir, iu sekuestrohen maki

18 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
Policia niset për t’i arrestuar për drogë, në

Durrës-Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir, personat me iniciale  I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, pasi janë kapur me drogë, armë dhe municione luftarake.  Sipas Policisë, 57-vjeçari është kapur me disa doza kokainë, ndërsa djalit të tij  pas kontrollit në banesë i janë sekuestruar 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babë e bir në durrës arsenal armësh në durrës arrestohen babë e bir në durrës arsenal armësh në durrës

Sondazh

Poll