FOTOT/ Dinamika e plotë e ngjarjes, nga rrëmbimi tek lokali në Kamëz e deri te garazhi i ‘Hajrave’, 24 orët e pengmarrj
TIRANË- Sot tregohen përmes fotove të gjitha veprimet e grupit të autorëve që rrëmbyen dhe më pas vranë Jan Prengën, në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 janar në qytetin e Kamzës. Imazhet nisin që me momentin kur autorët presin jashtë ambienteve të një lokali në Kamëz, ku viktima po pinte kafe i shoqëruar dhe përfundojnë me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së garazhdit të resortit “Golden” në Shijak, ku grupi i personave përpiqet që të zhdukë çdo gjurmë të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së 49-vjeçarit.
Ajo që vihet re është se autorët kanë kryer veprime të koordinuara për më shumë se 24 orë, duke nisur që nga pengmarrja, paraditen e 17 janarit e deri tek përpjekja për të zhdukur çdo gjurmë dhe fshirë provat, e përmbyllur në garazhdin e kompleksit “Golden” rreth orës 16:00 të 18 janarit.
Në tre fotot e mëposhtme që grupi hetimor ka siguruar nga kamerat e sigurisë të një lokali në zonën e Kamzës një person, i dyshuar si pengmarrës shihet që qëndron jashtë ambienteve që mbikëqyr lëvizjet e viktimës, ndërsa vetë Jan Prenga ndodhet i shoqëruar brenda ambienteve të lokalit në fjalë.
Pak më vonë, në rrugën “London” të Kamzës, Jan Prenga është marrë me forcë nga një grup personash që e kanë futur po me dhunë në një makinë tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë, që rezultoi më vonë si makinë që i ishte vjedhur një këngëtareje në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mjeti dyshohet se ka qenë me targa “AA895GR”, i njëjti që shihet në këtë foto të mëposhtme teksa hyn në garazhin e resortit “Golden” të grupit Hajri në Shijak.

Pasi automjeti hyn në garazh prej tij dalin personat e dyshuar, mes të cilëve person me kapele në kokë, që menjëherë udhëzon personat e tjerë që të mbyllin derën e garazhit dhe përpiqet edhe vetë që ta bëjë këtë, duke hipur mbi tavanin e një makine. Në momentin që kryen këto veprime, grupi hetimor thotë se shquhen më qartë tiparet e fytyrës së tij, që ngjason me atë të Artan (Guxim) Doçit.
Nga dera e pasme e mjetit “Range Rover” tërheqin zvarrë autorët trupin e pajetë të Jan Prengës dhe e vendosin atë brenda një furgoni me ngjyrë të bardhë që ndodhet në krah të djathtë të makinës me të cilën ishte kryer pengmarrja.

Autorët heqin targën e “Range Rover” dhe përpiqen që ta shkatërrojnë atë.

Autorët marrin nga automjeti tjetër që ndodhet në krah të majtë të “Range Rover” një qese me rroba dhe më pas heqin rrobat që kishin veshur dhe ndërrohen në përpjekje për të humbur gjurmët.

Rreth orës 18:10 minuta të 17 janarit, autorët e lëvizin sërish trupin e pajetë të Jan Prengës, duke e zhvendosur nga furgoni i bardhë në një makinë tjetër, ku kishin vendosur gjithashtu kazma e lopata, që mendohet se janë përdorur për groposjen e trupit të 49-vjeçarit, si dhe lëndë djegëse benzinë për djegien e rrobave, që i grumbullojnë në një kovë.
Në fund, rreth orës 16:10, kamerat fiksojnë të dyshuarit më datë 18 janar, pra një ditë më pas, duke u rikthyer në garazhin e vendosur poshtë sallës së dasmave të resortit “Golden” për të pastruar dyshemenë dhe zhdukur çdo gjurmë të krimit të kryer.

(Marrë nga: Gazeta Si)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
OFL ‘zbret’ në Berat, i dërgohet formulari Edison Çobos dhe vëllait të ish-kandidatit të PD në zgjedhjet lokale të 2
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve pë...
Policia niset për t’i arrestuar për drogë, në banesë iu gjen arsenal armësh, prangosen babë e bir, iu sekuestrohen maki
Durrës-Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir, personat me iniciale I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, pasi janë kapur me drogë...
Lleshaj flet për OFL-në nga Elbasani: Do përshkallëzohet, nuk ka selektim të objektivave (VD)
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme, ku u inaguruan ambiente...
Fatura 1.15 miliardë euroshe për Shqipërinë, sa para mblodhi BE-ja për Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë
TIRANË– Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkë...
Gara me makina e fundosi, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari që aksidentoi për vdekje një grua, përlotet në gjyq:
GJERMANI– Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka aksidentuar me vdekje një grua të moshës 43 vjeç. Ngjarja ndodhi në...
FOTO/ Kamerat që zbulojnë korrupsionin e dyfishtë në Ministrinë e Brendshme, Illyrian Guard vendos mjetet pa u zhvilluar en
TIRANE– Kjo foto është një skenë krimi. Ato 5 kamera, të mbivendosura mbi njëra – tjerën, bërtasin për korrupsionin që bëhet në mes të rrugës, në derën e instit...
“I gjeta të 3 pajetë në kuzhinë, në pozicione të ndryshme”/ Flet administratori i Ostrenit, Tola: Soba kishte qenë nd
Bulqizë- Altin Tola, administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën tre anëtarë të familje...
Greqi/ Sherr me thika mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, njëri merr plagë të mëdha dhe përfundon në spital
GREQI– Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje të përgjakshme me thika me disa pakistanezë. Mediet greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 2...
“Uee ça m’ke bo”/ Plas sherri mes dy shoferëve në Tiranë, efektivët ndërhyjnë për të ndaluar grushtet dhe s’i m
TIRANË– Një gërvishtje makine ka bërë që dy drejtuesit e mjeteve dhe një grup efektivësh të përfshihen në një përleshje masive. Në një denoncim të publikua...