Sport

Guardiola takim urgjent me lojtarët, shtyhet seanca stërvitore

18 Shkurt 2020, 11:17 Nga DOSJA
Guardiola takim urgjent me lojtarët, shtyhet seanca stërvitore

ANGLI- Pas dënimit dyvjeçar nga garat evropiane që i bëri UEFA dhe me 30 milionë euro gjobë, Pep Guardiola pritet  të mbajë mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafin e tij. Gazeta spanjolle AS raporton se trajneri  ka shtyrë seancën stërvitore për orën 15:00, në mënyrë që të zhvillojë takimin me lojtarët dhe stafin rreth dënimit të marrë.

Sipas gazetës,Guardiola u ka kërkuar lojtarëve që mos të japin intervista për media. Manchester City do të luajë ndaj Real Madrid pas më shumë se një jave për Ligën e Kampionëve për raundin e 1/8, takim  që do të jetë një takim mjaft i vështirë për ta.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll