Sport

Fitore e madhe për United, Martial dhe Maguire i japin 3 pikë ndaj Chelsea!

17 Shkurt 2020, 21:59 Nga DOSJA
Fitore e madhe për United, Martial dhe Maguire i japin 3 pikë ndaj

Manchester United e nisi javën me një fitore të bujshme ndaj Chelsea në Premier League. Djemtë e trajnerit Solskjaer fituan 2-0 ndaj “Bluve të Londrës” në transfertë duke bindur edhe me lojë.

Dy golat e këtij takimi i shënuan sulmuesi francez Anthony Martial dhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Harry Maguire. Rezultati i sotëm ndez akoma më shumë luftën e skuadrave angleze për kualifikimin në Champions League.

Me këtë fitore, “Djajtë e kuq” renditen në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Chelsea pozicionohet i katërti me 3 pikë më shumë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea manchester united premier league chelsea manchester united premier league

Sondazh

Poll