Sport

Rikthehet Champions League/ Cholo sfidon perandorinë e Kloop, PSG mes fiksimit Champions dhe… Haaland

18 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Rikthehet Champions League/ Cholo sfidon perandorinë e Kloop, PSG mes

ITALI- Sot (e martë) do të rikthehet në fushë,faza e 1/8 ku luhen 7 Kupat e Kampionëve të fituara (6 nga Liverpool, një nga Borussia Dortmund), duke shtuar dy përbërës të tjerë të shijshëm, siç janë krenaria e të plagosurit Cholo Simeone dhe obsesioni i PSG për të fituar Ligën e Kampionëve me super yjet në skuadër.

Atletico Madrid-Liverpool dhe Dortmund–PSG. Liverpooli vjen në “Wanda Metropolitano” me formacion të plotë dhe në formën më të mirë të mundshme. Mane është rikuperuar plotësisht dhe do jetë titullar së bashku me Salah e Firmino.

Simeone dhe Klopp përballen për herë të parë mes tyre dhe gjermani vlerëson kundërshtarët: Atletico është si një makinë dhe të përballesh me ta është gjëja më e vështirë për një lojtar.

Ndërsa një spektakël i vërtetë pritet edhe në ndeshjen tjetër; Dortmund-PSG!

Dy skuadra të mbushura me talente dhe yje përballen për një vijim të mëtejshëm në Champions, ndërkohë gjermanët duket se kanë bërë goditjen më të fortë në merkaton e janarit teksa rrëmbyen djaloshin e artë Arling Haaland! Pa Reus, trajneri do t`ia besojë sulmin pikërisht 19 vjeçarit, ndërsa përballë tij do të jenë treshja më efikase e sulmit në botë me Neymar, Mbappe dhe Icardi!

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp liverpooli simeone klopp liverpooli simeone

Sondazh

Poll