Sport

“Nuk është prona apo i burgosuri yt”, Mino Raiola sulmon trajnerin e United-it

17 Shkurt 2020, 22:06 Nga DOSJA
“Nuk është prona apo i burgosuri yt”, Mino Raiola sulmon

“Paul Pogba nuk është pronë e Mino Raiolës, por e Manchester United-it”. Kjo deklaratë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka pëlqyer aspak menaxherit të famshëm të mesfushorit, i cili ka reaguar ashpër ndaj norvegjezit.

“Pogba nuk është i imi dhe sigurisht as është pronë e Solskjaerit. Paul është Paul. Nuk e zotëron dot një qenie njerëzore për një kohë të gjatë, as në Angli, as në një vend tjetër. Shpresoj që Solskjaer nuk mendon se Pogba është i burgosuri i tij”, është shprehur Raiola.

Kjo situatë e kampionit të botës nuk është ndonjë histori e re. Kur ai tenton largimin nga një skuadër, agjenti i tij del me deklarata të bujshme. Kuptohet se dëshira e të dyve është transferimi te Juventusi, aty ku Pogba para disa vitesh u bë yll i klasit botëror.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pogba raiola united pogba raiola united

Sondazh

Poll