Sport

“Përplasja” Klopp-Sarri, gjermani kërkon falje: Flas pa u menduar, s’jeni ju më të mirët

17 Shkurt 2020, 19:55 Nga DOSJA
“Përplasja” Klopp-Sarri, gjermani kërkon falje: Flas pa u

Para pak ditësh, Jurgen Klopp deklaroi se favoriti i madh i këtij sezoni në Champions League është Juventusi. Ai, madje, theksoi se si ka mundësi që bardhezinjtë nuk janë 10 pikë para vendit të dytë në Serie A.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri. Ky i fundit u shpreh se tekniku gjerman thjesht është përpjekur të heqë presionin nga skuadra e tij, duke e kaluar nga “Zonja e vjetër”.

“Më vjen keq, sepse atë fjali nuk e thashë për të futur Sarrin në presion. E respektoj shumë si trajner. Unë nuk përdor taktika të tilla, por ndonjëherë flas pa menduar”, ka reaguar më tej Klopp.

“Favoriti më i madh për fitimin e Champions-it mendoj se është PSG-ja! Tani e kanë ata presionin mbi vete”, ka shtuar trajneri kampion Europe.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions deklarata klopp psg sarri champions deklarata klopp psg sarri

Sondazh

Poll