Sport

Trajneri i njohur sulmon City-n: Ky dënim ishte i merituar

17 Shkurt 2020, 18:59 Nga DOSJA
Trajneri i njohur sulmon City-n: Ky dënim ishte i merituar

Manchester City po kalon ditë të vështira. Klubi anglez është përjashtuar nga UEFA për dy sezonet e ardhshme nga kompeticionet europiane dhe ka marrë gjobë 30 mln euro.

“Citizens” janë dënuaf për shkak të thyerjes së rregullave të fair-playt financiar dhe licencimit. Kjo betejë pritet të vazhdojë edhe me PSG-në, klub i ngjashëm me City-n.

Njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të klubit blu ka qenë historikisht trajneri i mirënjohur, Arsene Wenger. Francezi ka folur për “Sky Sport” shumë ashpër.

“Kush thyen rregullat, meriton të ndëshkohet. Jam i kënaqur me këtë vendim dhe pres akoma edhe më shumë në të ardhmen”, është shprehur Wenger.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport denimi manchester city wenger denimi manchester city wenger

Sondazh

Poll