Sport

Simeone mezi po pret sfidën me Klopp-in: E mbaj mend mirë ish-ekipin e tij…

17 Shkurt 2020, 21:00 Nga DOSJA
Simeone mezi po pret sfidën me Klopp-in: E mbaj mend mirë ish-ekipin e

Atletico Madrid nesër në mbrëmje do të luajë me Liverpool-in në Madrid. Trajneri i bardhekuqve, Diego Simeone, po e pret me padurim sfidën me kampionët e Europës, të cilët i ka ngritur në piedestal me fjalët e tij.

“Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Do të përballemi me një skuadër të pandalshme. Njerëzit thonë shumë gjëra, por e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që ndodh në fushë”, – është shprehur tekniku argjentinas.

“Personalisht nuk e ndiej pesimizmin. Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe mendoj se kemi lojtarë me shumë cilësi”.

“Klopp? E mbaj mend skuadrën e tij te Borussia Dortmund dhe tani ka këtë Liverpool fantastik. Ekipi i tij aktual do të futet në histori”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atlético liverpool simeone atlético liverpool simeone

Sondazh

Poll