Politike

"Rënie të numrit të aksidenteve gjatë ndalimit të monopatinave"/ Koçiu mohon lajmet: Ndalimi është në fuqi

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se udhëzimi është në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit.

5 Shkurt 2026, 21:15 Nga D.S
"Rënie të numrit të aksidenteve gjatë ndalimit të
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka mohuar lajmet për heqjen e udhëzimit për ndalimin e monopatinave. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se udhëzimi është në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit.

Sipas Koçiut, Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër sigurinë e çdo qytetari.

"E PAVËRTETË! Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët. Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve. Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të saj. Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.", shkruan Koçiu./Dosja.al

minisitria e brendshme albana kociu “ndalimi i monopatinave është në fuqi

Sondazh

Poll