Politike

 “Shqipëria po shkon drejt zhdukjes”/ Berisha: Degradimi i shtetit sot është më i rëndë se në diktaturë

Lideri i opozitës tha se të rinjtë nga Shqipëria në vitin 2025 janë larguar katër herë më shumë se nga Serbia.

5 Shkurt 2026, 20:34 Nga E.d
 “Shqipëria po shkon drejt zhdukjes”/ Berisha: Degradimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria po shkon drejt zhdukjes. Gjatë takimit me demokratët në degën 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se degradimi i shtetit sot është më i rëndë se në diktaturë. Lideri i opozitës tha se të rinjtë nga Shqipëria në vitin 2025 janë larguar katër herë më shumë se nga Serbia.

Sali Berisha: Do ta mbyll, jo për t'ju dëshpëruar ju, po për të kuptuar se sa jetik, se sa jetik është ky mision. Unë mund t'ju them ju se ne jemi, ne po shkojmë drejt rrokullisjes, zhdukjes në këto, në këto ritme. E përmendi Grigelsi. Të rinjtë nga Shqipëria në vitin 2025 janë larguar katër herë më shumë se nga Serbia. Katër herë më shumë se nga çdo vend tjetër. Imagjinoni ju. Ku shkojmë ne pa të rinjtë? Të rinjtë tanë, ëndrrën e ndërtojnë në rrugët e vendeve të tjera. Ne mbetemi, presim vitet të bëjnë punën e tyre. 

Po marr pra këtë aspekt, aspekt patriotik, që është i një rëndësie vendimtare. Por s'është vetëm kaq. Sot ka një degradim të shtetit, ju garantoj, se në shumë aspekte është i pakrahasueshëm me degradimin e shtetit të diktaturës komuniste. Po zotëri. Mënyra e vetëposhtërimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, është e pashembullt në historinë e një shteti. 

Njerëz të shkolluar, njerëz të shëtitur nëpër botë, njerëz që mund të kenë përfunduar dhe studimet jashtë dhe të jenë kthyer, shndërrohen në larva njerëzore. Dhe bëhen strofulla e fundit e atyre që ju kanë vjedhur ju, atyre që i lanë të sëmurët pa ilaçe në spitale, atyre që i përzënë të rinjtë nga Shqipëria. Dhe mblidhen njëherë dhe njëri i thotë kështu, tjetri ashtu. Mblidhen së dyti, tjetri ja mban, thotë s'kam kohë, ikën. Sepse i nxjerrin videot e horrit. Nga Olton Bisri të regjistruar nga Lubia e të tjerë me radhë.

Ky është vetëm një aspekt. Merr aspektin e djeshëm, të helmeve. Përmasa makbethiane. Lojë e tmerrshme me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Një mafie e pa asnjë ndjenjë njerëzore krijon rrjetin jashtë të gjitha kushteve të trajtimit të helmeve. Dhe e patë ju se si doli Lubia, doli Lubia te tjetër dhe se si dolën të na gënjenin se këto s'ishin gjë, se këto janë, se ç'mashtroni ju, nuk janë helme, po janë të tilla e të atilla. Ato ishin helme të shkallës më të lartë.  Pra, mund t'ju jap shembuj të tjerë. Ka një degradim./Dosja.al

sali berisha pd opozita

Sondazh

Poll