Politike

“Të krijojmë një qeveri teknike” Berisha: Mandatet e PS-së janë fituar nga krimi i organizuar 

Sipas Berishës, Rama me qëndrimet e tij nuk lejon zgjedhjet.

5 Shkurt 2026, 19:47 Nga E.d
“Të krijojmë një qeveri teknike”
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Rama nuk duhet të qëndroj më në pushtet.  Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e degës 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se mandatet e PS-së janë fituar nga krimi i organizuar. Sipas Berishës, Rama me qëndrimet e tij nuk lejon zgjedhjet.

Ndaj në lidhje me këtë, lideri demokrat tha se duhet krijuar një qeveri teknike, që të shkohet në zgjedhje. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama duke thënë si ai ka përdorur pushtetin, për të vjedhur qytetarët. 

Sali Berisha: Ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet. Kemi kaluar beteja ndofta si asnjë forcë politik në Europë. Shumë prej jush rikujtoj shkurtin 91. Ne tani jemi në fushë, jemi në shesh, kemi një armik përpara. Me qëndrimet e tij nuk lejon zgjedhjet. Të krijojmë një qeveri teknike të shkojmë në zgjedhje.

Të shkojmë në zgjedhje të lira. Po vodhi qytetarët humbet legjitimitetin. Ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët. Mandatet e marra me Elvis Doçi, Suel Çelën, Troplinët. Ato mandate e marra me krim kthehen në parzmore. Mbrojnë Lubi Ballukun faktikisht Edi Ramën. Thonë për herë të parë, jo nuk ia heq imunitetin.

Ja do vdesim ja do rrojmë po ne atë s’do e pranojmë kurrë. Kemi ardhur gjer tani në fushë betejë, me të drejtën më të madhe. Ka kryer krimin e shëmtuar të farsës elektorale. Përdor imunitetin mburojë që të na plaçkisë çdo ditë. Nuk i ndahemi ne. Kemi mision, historik më të vështirin, por të sigurt që ne do fitojmë./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll