Politike

“Ergys Agasi është një ordiner”, Berisha: Organizonte vrasje nga zyra e tij

Kryedemokrati tha se protesta e 10 shkurtit, është dita e kryengritjes paqësore të qytetarëve.  

5 Shkurt 2026, 20:10 Nga E.d
“Ergys Agasi është një ordiner”,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri demokrat ka hedhur akuza ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi. Gjatë takimit me demokratët e degës 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se Agasi organizonte vrasje nga zyra e tij. Kryedemokrati tha se protesta e 10 shkurtit, është dita e kryengritjes paqësore të qytetarëve.  

Sali Berisha: Ergys Agasi është njëri prej tyre. Ata që e kanë njohur, ishte një ordiner. E patë si shkoni ministrat, gjyqtarët prokurorët te zyra e tij. Organizonte vrasje nga zyra e tij. Thirrje e madhe për ne. Të bashkohemi me çdo qytetar të ndershëm.

Që beson për të shpëtuar Shqipërinë. Asnjë lloj, askush përveç nesh njerëz, që mbrojmë të vërtetën. Që i kemi qëndruar besnikë idealeve tona. Data 10 shkurt është dita jonë. Kryengritja jonë paqësore. Do i dridhen themelet Edi Ramës deri në largimin nga pushteti./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll