Politike

Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan/ Berisha: Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut që nuk ka më shpresë

Berisha u shpreh se zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

5 Shkurt 2026, 19:50 Nga E.d
Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan/ Berisha: Edhe në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi takimet e kryeministrit Rama gjatë takimit me demokratët në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh se zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

Sipas tij, Rama është një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Në fund, lideri opozitar tha se edhe në hënë po të shkoj, Rama shkon si hajdut  dhe narko diktator që nuk ka më shpresë.

Sali Berisha: Zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet. Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut narko diktator dhe nuk ka më shpresë. Ne përpiqemi, bëjmë punën tonë, por kjo punë nuk ka qenë pa rezultate. Kemi folur me vite për narko shtetin. Dhe lobistët e tij, lëshonin rrufe kundër nesh. Tani po del më shumë në skenë. Ky njeriu i hapave të mëdhenj. Del një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Kemi bërë që e kemi denoncuar. Do i japim duart edhe më shpejt./Dosja.al

 

sali berisha edii rama opozita

Sondazh

Poll