Politike

Udhëtimet e Ramës me charter, Klodian Tomorri: Indicie për vepër penale. Nese nuk e paguan qeveria kush e paguan?

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se përgjigja që paratë nuk paguhen nga qeveria shërben si një mjet për te fshehur te vërtetën.

5 Shkurt 2026, 18:48 Nga D.S
Udhëtimet e Ramës me charter, Klodian Tomorri: Indicie për
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar përgjigjen e Agjencisë për Media dhe Informim në lidhje me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me avion charter. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se përgjigja që paratë nuk paguhen nga qeveria shërben si një mjet për te fshehur te vërtetën.

Gazetari e cilëson këtë përgjigje nga Agjencia për Media dhe Informim si një indicie për vepër penale. Tomorri thekson se, është më mirë që kryeministri t'i paguajë udhëtimet me paratë e buxhetit të dhe të jetë transparent me qytetarët shqiptar.

"Aeroplanet e kryeministrit Nje nga cmendurite me te medha publike, e cila vitet e fundit ndodh me frekuence te shpeshte, eshte kjo historia e udhetimeve te kryeministrit. Sa here qe del ndonje lajm se kryeministri ka udhetuar me avion privat, ka nje pergjigje standard: Parate e avionit nuk u paguan nga qeveria dhe taksapaguesit shqiptar. Kete pergjigjen e jep nje bicim agjencie qe kane bere keta per informimin e publikut. Sec eshte nje MIA, MIA.

Kjo MIA ekziston vetem per kete pune, qe te thote se nuk e pagoi populli avionin e kryeministrit. Se transparence tjeter nga MIA nuk ka pare ndonjehere njeri. Por nejse. Varja MIA-s. Probleme qendron tek pergjigja e MIA-s: Avionin nuk e pagoi qeveria. Kjo potencialisht eshte indicie per veper penale. Kush e pagoi? Se nese nuk e paguan qeveria, potencialisht mund ta kete paguar karteli i Sinaloas, Cosa Nostra, Hamasi, ISISI. Keta te MIA-s dhe ata qe i drejtojne jane aq rrypa saqe kete e thone publikisht se ju duket si gje e mire.

Tani njerezit e marrin me mend se kush ja paguan avionet kryeministrit dhe pse.
Nje here ja paguajne se e duan per maskot. Nje here se prrlajne ndonje koncesion, apo ndonje kontrate ekskluzive armesh, e keshtu me radhe. Nese kryeministri duhet me patjeter te udhetoje me avion privat, kjo fjalia qe nuk e pagoi qeveria eshte vrastare. Miletit i leverdis 2 mije here me shume t’i paguajne vet avionet e kryeministrit se sa financuesit e panjohur, qe pastaj rrembejne llokmat e medha te pasurise publike.", shkruan Tomorri./Dosja.al

 

edi rama udhetimete e rames me avion privat klodian tomorri

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2026, 13:41 I.A

FOTOLAJM/ Rama pritet nga Papa Leone XIV 

Edi Rama dhe Papa Leone XIV VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë k&eum...