Politike

Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Turner: Shqipëria e ka jetike përkushtimin ndaj luftës kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre

Gjatë këtij takimi, deputetët e opozitës theksuan nevojën e forcimit dhe thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

5 Shkurt 2026, 18:59 Nga E.d
Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Turner: Shqipëria
Foto nga takimi

SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku dhe deputetja Albana Vokshi, kanë zhvilluan një takim në Uashington me kongresmenin amerikan Michael R. Turner. Turner ka drejtuar për një periudhë të gjatë Komitetin e Inteligjencës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, deputetët e opozitës theksuan nevojën e forcimit dhe thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se ndamë me kongresmenim Turner shqetësimet e tyre në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, u shpreh se Shqipëria është e nderuar të ketë aleat strategjik SHBA, dhe e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Postimi i Gazmend Bardhit

Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Michael R. Turner, që ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres. Shqipëria është e nderuar të ketë aleat strategjik SHBA, dhe e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Ndamë me kongresmenim Turner shqetësimet tona në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA./Dosja.al

gazment bardhi jorida tabaku albana vokshi

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2026, 13:41 I.A

FOTOLAJM/ Rama pritet nga Papa Leone XIV 

Edi Rama dhe Papa Leone XIV VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë k&eum...