Politike

U informuan nga Berisha/ Këshilli i Europës dërgon Komitetin anti-torturë në Shqipëri për të shqyrtuar kushtet e paraburgimit të pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë

Gjatë vizitës, delegacioni u takua me Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Eugena Tomini, zëvendësministre për Shëndetësi. 

3 Shkurt 2026, 20:56 Nga E.d
U informuan nga Berisha/ Këshilli i Europës dërgon Komitetin
Foto ilustruse

TIRANË- Komiteti anti-torturë i Këshillit të Europës ka kryer një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo për të shqyrtuar trajtimin dhe kushtet e paraburgimit të pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë. Gjatë vizitës, delegacioni u takua me Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Eugena Tomini, zëvendësministre për Shëndetësi. 

Ata janë takuar edhe me Endrit Shabanin, Avokat i Popullit, si dhe me Silvio Gonzato, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar Këshilli i Europës tha se delegacioni u dha autoriteteve shqiptare vërejtjet e tij paraprake.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati deklaroi se ishte takuar në Strasburg me përfaqësues të Komitetit anti-torturë të Këshillit të Europës.

“Pata një takim të veçantë në Komitetin anti-torturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.

Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë,” deklaroi Berisha në atë kohë.

Njoftmi zyrtar i Këshillit të Europës

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (CPT) zhvilloi një vizitë në Shqipëri nga 26 janari deri më 2 shkurt 2026 për të shqyrtuar trajtimin dhe kushtet e paraburgimit të pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë. Për këtë qëllim, delegacioni vizitoi Objektin e Përkohshëm të Lezhës dhe Spitalin e Burgut të Tiranës.

Gjatë vizitës, delegacioni u takua me Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Eugena Tomini, zëvendësministre për Shëndetësi, si dhe staf të lartë nga të dyja ministritë. Konsultimet u zhvilluan edhe me Endrit Shabanin, Avokat i Popullit, si dhe me Silvio Gonzato, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në përfundim të vizitës, delegacioni u dha autoriteteve shqiptare vërejtjet e tij paraprake. Vizita u krye nga anëtarët e mëposhtëm të CPT: Karin Roëhani-Wimmer dhe Lise-Lotte Carlsson. Ata u mbështetën nga Marco Leidekker i Sekretariatit të CPT-së dhe u ndihmuan nga një ekspert, Vytautas Raskauskas, psikiatër mjeko-ligjor./Dosja.al

ke komiteti anti-torturë sali berisha

Sondazh

Poll