Aktualitet

Mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri”/ Analizat laboratorike zbulojnë përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve! Mostrat kishin përmbajtje të lartë...

Sipas dosjes hetimore, në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje. Gjithashtu mësohet se mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj.

3 Shkurt 2026, 18:38 Nga E. D
Mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri”/
foto ilustuese

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga operacioni për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Bëhet me dije se lidhur mbi sasinë që do të eksportohej është urdhërua nga Prokuroria e Durrësit kryerja a analizave.

Sipas dosjes hetimore, në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje. Gjithashtu mësohet se mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj.

Nga analizat e kryera në Itali në loboratorin “Advanced Analytical Services”, ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në deklaratat  “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.

Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.

Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.

Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;

• Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli "Oksid zinku (në thasë) 2000f", me blerës "Sokolaj" sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri".

Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin "Oksid zinku (në thase) 2000.

Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është "Oksid Hekuri".

Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe emrat e 33 personave të arrestuar. Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.

Në masën arrest shtëpie është vendosur edhe Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota.

Gjithashtu aksioni është shtrirë edhe në Elbasan, ku janë ekzekutuar tetë masa sigurie.  Konkretisht janë ekzekutuar 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani.  Ndërkohë po vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen./Dosja.al

mbetje

Sondazh

Poll