Politike

"Skandal, asnjë ministër i fushës nuk është prezentë..."/ Marrëveshjet e paraqitura nga PS në Kuvend, Tritan Shehu: Do t’i votoj, pavarësisht rezervave që kam me qeverinë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu u shpreh se marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon.

3 Shkurt 2026, 16:55 Nga E.d
"Skandal, asnjë ministër i fushës nuk është
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se Parlamenti është kthyer krejtësisht në formalizëm. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu u shpreh se marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon. Deputeti e quajti 'skandal' faktin që asnjë ministër i fushës nuk është prezent.

“Ka diçka që nuk shkon në këtë Parlament, i cili është kthyer krejtësisht në formalizëm. Së pari marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon. Dhe unë nuk shoh asnjë ministër të fushës që të jetë prezent. Është një skandal i vërtetë kjo që po ndodh në Parlament.

Jemi në një situatë vërtetë qesharake dhe të rëndë në Parlamentin shqiptar. Këto marrëveshje unë do t’i votoj, megjithë rezervat që kam në konceptet e politikës së jashtme rajonale të realizuara nga kjo qeveri, e cila në vend të forcojë bashkëpunimin me faktorët rajonalë, e ka shkatërruar atë”, tha mes të tjerash Shehu./Dosja.al

tritan shehu pd kuvend

Sondazh

Poll