Politike

Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: PS duhet të tërhiqet nga nisma për të marrë shumicën, nëse nuk e bën PD s'ka pse qëndron aty

Boçi kërkoi që të mblidhen bashkë dy kryetarët dhe të zgjedhin sekretarin e Komisionit.

3 Shkurt 2026, 16:06 Nga E.d
Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: PS duhet të
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti demokrat, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka deklaruar se PS duhet të tërhiqet nga nisma për të marrë shumicën. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se nëse PS nuk e bën këtë, atëherë PD s'ka pse qëndron në Komision.

Boçi kërkoi që të mblidhen bashkë dy kryetarët dhe të zgjedhin sekretarin e Komisionit. Gjithashtu ai tha se ata duhet të vendosin bashkarisht për mbledhjet.

“Nëse nuk tërhiqen dhe marrin shumicën, nuk kemi arsye të jemi në Komision. S’kemi zgjedhur sekretarin, të mblidhen dy kryetarët dhe të zgjedhim sekretarin, si dhe të caktojnë datën e mbledhjes. Duhet ta zgjedhim bashkë sekretarin e Komisionit dhe të vendosim bashkarisht për mbledhjet”, tha Boçi./Dosja.al

luçiano boçi ps pd

Sondazh

Poll