Politike

Albin Kurti iku në Kosovë pa u takuar me Veliajn, kryebashkiaku sqaron gjithçka: S’ka hatërmbetje, do kemi një mundësi t

17 Shkurt 2020, 21:14 Nga DOSJA
Albin Kurti iku në Kosovë pa u takuar me Veliajn, kryebashkiaku sqaron

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qënë i ftuar në emisionin “Real Story” ku edhe ka folur për takimin e munguar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka sqaruar se takimi nuk mundi të realizohej për shkak të axhendës së ngjeshur të kryeministrit dhe axhendës së vetë kryebashkiakut, i cili atë ditë kishte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Por, Veliaj siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.

“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje axhendash. Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj.

Disa ditë më parë, Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i KosovësFillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 19:59

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhë...