Politike

"Parlamenti t’i shqyrtojë me seriozitet marrëveshjet"/ Ministri Gogu: Shqipëria vazhdon dhe përfiton nga fondet e BE-së

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu u shpreh se fondet IPARD të BE-së për bujqësinë do të vazhdojnë të jepen për Shqipërinë.

3 Shkurt 2026, 15:34 Nga E.d
"Parlamenti t’i shqyrtojë me seriozitet
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu u shpreh se fondet IPARD të BE-së për bujqësinë do të vazhdojnë të jepen për Shqipërinë.

Ai tha se Parlamenti duhet t’i shqyrtojë me seriozitet marrëveshjet. Në fund, ministri ftoj kolegët e opozitës që të bëhen pjesë, në mënyrë që standardet e BE-së të fillojnë të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve.

“I përmenda të gjitha këto detaje për të thënë se bëhet fjalë për standarde europiane, financim me standarde europiane, për financim që prek jetën e përditshme, për auditim europian, ashtu siç u përmend këtu që Shqipëria vazhdon dhe përfiton nga fondet e BE-së, edhe kur në to konstatohen pas auditimeve keqfunksionime.

Atëherë pezullohen dhe rivazhdon financimi, siç do të jetë edhe rasti i IPARD, i cili do të vazhdojë më fuqishëm se më parë. Nuk kemi vetëm retorikë anëtarësimi.

E kuptoj fare mirë parodizimin që përpiqet t’i bëhet situatës, sikur anëtarësimi në BE të ishte ndryshimi i realitetit brenda orës dhe jo sikur të ishte ndryshim dekadash që kanë kaluar të gjitha vendet para se ta aksesonin atë.

Kështu që e vetmja rrugë që ky Parlament ka është që t’i shqyrtojë me seriozitet të gjitha këto marrëveshje, t’i miratojë ato dhe prandaj i ftoj edhe kolegët e opozitës që të bëhen pjesë, në mënyrë që standardet e BE-së të fillojnë të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha mes të tjerash Gogu./Dosja.al

toni gogu kuvend be

Sondazh

Poll