Politike

"Paguan lekë për të bërë ‘share’ dhe..."/ Balla- Shehajt: S’bëhesh dot politikan me para dhe ‘boost’ në Facebook

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i është përgjigjur akuzave të Agron Shehajt.

3 Shkurt 2026, 15:04 Nga E. D
"Paguan lekë për të bërë ‘share’
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Agron Shehajt lidhur me çështjen e Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i tha Shehajt se politikan nuk bëhesh me para dhe ‘boost’ në Facebook.  Në fund, Balla akuzoi Shehajn se është politikani që paguan më shumë lekë për të bërë ‘share’ dhe ‘boost’ në faqen tënde.

"Si the për Erion Veliaj? Si the? Si thoshte Erioni për ty? Histori sukssi. Goni, na erdhi Goni, na ka hapur, ka ardhur këtu për të na sjellë modelin. Nuk po shpik, po u referohem lajmeve publike të një vizite që ministri për mirëqenien sociale ka bërë në biznesin e një sipërmarrësi, ministria po e mbështeste. Shiko, burrëria nuk është kusht që të veshësh pantallona.

Ti, për fatin e keq, ashtu siç ke hyrë në këtë sallë në 2017, ta kam thënë shpesh se ma kanë thënë ata që të sollën, nuk bëhesh dot politikan duke paguar para për t’u bërë deputet dhe duke bërë ‘boost’ në Facebook. Je politikani që paguan më shumë lekë për të bërë ‘share’ dhe ‘boost’ në faqen tënde", tha Balla./Dosja.al

kuvendi taulant balla

Sondazh

Poll