Politike

Miroslav Lajçak u përfshirë në dosjen 'Epstein', BE: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk preket nga zhvillime të tilla, është në pronësi të palëve

Ajo tha se dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë.

3 Shkurt 2026, 15:31 Nga E.d
Miroslav Lajçak u përfshirë në dosjen 'Epstein',
Foto ilustruse

KOSOVA- Zëdhënsja e BE, Anitta Hipper ka deklaruar se përmendja e emrit të Miroslav Lajçakut në dosjen ‘Epstein’ nuk e kompromenton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Hipper tha se lidhjet e Lajçakut nuk kanë pasur ndikim në dialog. Ajo tha se dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikëqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, theksoi Hipper.

Lajçak ka shërbyer si i dërguari i BE për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga viti 2020 deri në 2025. Emri i tij ka dalë në skandalin e dosjes “Epstein”, ku janë zbluluar email-et e reja të publikuara, ku tregojnë lidhje midis autorit të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein dhe Miroslav Lajçak. Pas publikimit të këtyre emaileve, Lajçak dha dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico./Dosja.al

be kosovë-serbi miroslav lajçak

Sondazh

Poll