Politike

Projekti TID në Durrës/ Ministri Gonxhja: Rëndësia është përtej nesh, sakrifica do të jenë disa objekte

Gonxhja u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm si  bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan.

3 Shkurt 2026, 14:20 Nga D.S
Projekti TID në Durrës/ Ministri Gonxhja: Rëndësia
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi sot Projektin TID në Durrës. Gonxhja u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm si  bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan.

Ministri theksoi se, numri i objekteve që duhet të lëvizin është shumë i vogël në krahasim me përfitimet. Ndër të tjera Ministri tha se se fokusi kryesor është kalimi përtej tavaneve të buxhetit. 

“Rëndësia e projektit është e jashtëzakonshme, na superon, është përtej nesh. Nuk diskutohet që një ndërhyrje do të ketë. Këto sakrifica do të jenë disa objekte. Përbëhen nga disa shembje ose ndërhyrje që janë ballkone, kate pa leje, kthina që preken, objekte që preken në tërësi, jemi dëshmitarë të një procesi që është në gjykatë. Gjykata ka vlerësuar që janë të drejta të gjitha procedurat që kemi ndjekur. Nuk mundet të shemben dhe të jetojnë aty, nuk mundet të realizojmë çdo dëshirë.

Është një projekt shumë i rëndësishëm, do të shkojë përpara, është i financuar si bashkëpunim edhe nga fondacioni shqiptaro-amerikan dhe është shumë e gabuar që të mendohet se ka ardhur AADF dhe po bën projekt në Durrës. Jemi ne, është shteti shqiptar, ministria që unë drejtoj, trajtim të amfiteatrit që ka të bëjë me rijetëzimin e tij. Numri i objekteve që duhet të lëvizin është shumë i vogël në krahasim me përfitimet. Shpronësimet janë vlerësuar disa herë dhe është e domosdoshme që disa duhet të lëvizin. Jemi gati të mitigojmë çdo aspekt mosdakordësie. Ky është projekt shumë i rëndësishëm, është projekti ynë. Ne duhet të jemi të zotët e rëndësisë së këtij projekti”, tha Gonxhja./Dosja.al

blendi gonxhja ministria e turizmit kultures dhe sporitt projekti tid durres

Sondazh

Poll