Politike

Diella‘ i drejtësisë'/ Meta ironizon Lamallarin: A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

Në një postim në Facebook, ai ironizon Ministrin Lamallari duke e krahasuar me "Diellën", Ministren e Inteligjencës Artificiale. 

3 Shkurt 2026, 13:17 Nga D.S
Diella‘ i drejtësisë'/ Meta ironizon Lamallarin: A e di
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me interpelancën e mbajtur sot me ministrin e Drejtësisë Besart Lamallari, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi. Në një postim në Facebook, ai ironizon Ministrin Lamallari duke e krahasuar me "Diellën", Ministren e Inteligjencës Artificiale. 

Meta shkruan se 'Diella e Drejtësisë' duhet të dijë që vetëm ditën e djeshme në IEVP “Jordan Misja” ka ikur 42 herë energjia elektrike. Meta gjithashtu ka deshmuar mungesën e shërbimit të duhur shëndetësor në burgje, ndërsa sipas tij gardianët nuk janë shpërblyer për punën shtesë.

"Dëgjova "Diellën" e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV "Jordan Misja", jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.
A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di "Diella" e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di "Diella" e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç'mund të presësh nga "Diellat"?
Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.
Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t'u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV "Jordan Misja" për lirinë e fjalës., tha Meta"./Dosja.al

ilir meta ted blushi besfort lamallari lsi kuvend

Sondazh

Poll