Politike

Berisha: Ne jemi në komisionin e Reformës Territoriale, mos besoni gënjeshtrat e Taos

Në një prenoncim për mediat jashtë Kuvendit,  Berisha tha se parlamenti është i paralizuar ndërsa shtoi  se kryeministri Rama po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga proceset vendimmarrëse.

3 Shkurt 2026, 13:03 Nga D.S
Berisha: Ne jemi në komisionin e Reformës Territoriale, mos besoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se opozita është pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot. 

Në një prenoncim për mediat jashtë Kuvendit,  Berisha tha se parlamenti është i paralizuar ndërsa shtoi  se kryeministri Rama po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga proceset vendimmarrëse. Sipas Berishës opozita mbetet e përqendruar në atë që ai e quajti “grusht shteti”.

*Eksiola Shehu, Euronews:*
*Z.Berisha, nëse u kuptova drejt, në artikulimin tuaj thatë se çdo veprim është i paralizuar, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale?*

Sali Berisha: Thashë parlamenti është i paralizuar. Asgjë nuk mund të kemi ne në rend dite përveçse grushtin e shtetit që po kryen Edi Rama për të mbrojtur veten e tij.

*Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Në rend dite ka një vendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit....*

Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë.

*Eksiola Shehu, Euronews: Zoti Berisha, po ju nuk po shkoni në komision? Keni munguar në tre mbledhje.*

Sali Berisha: Kush të tha? Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë, por ne jemi të përqendruar tek grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarë do të bëjë, ai do përfundojë me Lubinë, në krah të saj, aty ku e ka vendin.

*Andon Kello, Abc News: Pra, ju jeni në komision?*

Sali Berisha: Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?/Dosja.al

pd sali berisha kuvend

Sondazh

Poll